Larje tapetesh express në Tirane: gati për 2 ditë.

Kur tapeti ju duhet shpejt, e marrim në derë në Tirane, Kamez ose Kashar dhe jua kthejmë të larë, të tharë deri në bazë dhe të paketuar brenda 2 ditësh nga marrja. I njëjti proces si gjithmonë: tapeti juaj thjesht kalon i pari në radhë.

Tapet në makinerinë e larjes, nën furçat rrotulluese

Afati

2 ditë nga marrja

Cmimi

nga 250 lekë/m²

Transporti

Falas, në derë

Zonat

Tirane, Kamez, Kashar

Dita pas dite

E marrim sot, e keni në shtëpi pas dy ditësh.

Dy ditët numërohen nga dita e marrjes, nga e hëna në të shtunë. E diela nuk llogaritet.

E marrim në derë

Dita e marrjes

Ju konfirmojmë në WhatsApp cmimin dhe ditën; nëse dita që doni është e zënë, ju propozojmë të parën të lirë. Vijmë dy veta, e masim tapetin bashkë me ju dhe e mbartim vetë, pavarësisht katit. Tapeti hyn i pari në radhë.

Larje dhe tharje

Dita 1

Rrahje e pluhurit, larje me shkumë, shpëlarje derisa uji të dalë i kthjellët, pastaj tharje e kontrolluar në ambient të ajrosur. Jo në diell dhe pa nxehtësi të fortë.

Kontroll dhe dorëzim

Dita 2

E kontrollojmë që të jetë i thatë deri në bazë, ia krehim fijet, e paketojmë dhe jua sjellim në derë. Paguani në dorëzim.

Shembull: e marrim të hënën, e keni të mërkurën. E marrim të premten, e keni të hënën. E marrim të shtunën, e keni të martën.

Pyesni cila ditë është e lirë →

Cmimet express

Cmimi i zakonshëm, plus 50 lekë/m².

Për çdo lloj tapeti shtojmë 50 lekë për m² mbi cmimin standard. Transporti mbetet falas, pa minimum porosie, dhe cmimi është i njëjtë në Tirane, Kamez dhe Kashar.

Lloji i tapetitStandard, brenda javësExpress, 2 ditë
Tapete shtëpie (sintetike)
Dhoma ndenjeje, dhoma gjumi
200 lekë/m² 250 lekë/m²
Tapete klasike me push
Modele me push të mesëm
250 lekë/m² 300 lekë/m²
Sixhade & rrugica
Korridore, hyrje, shkallë
250 lekë/m² 300 lekë/m²
Tapete shaggy
Fije të gjata
300 lekë/m² 350 lekë/m²
Tapete leshi / persiane
Lesh, mëndafsh, të punuara me dorë
350 lekë/m² 400 lekë/m²

Zbritjet për porosi me disa tapete vlejnë vetëm për afatin standard: me express cmimi për m² është i njëjtë për një ose për dhjetë tapete. Tapetet nën 2 m² faturohen si 2 m².

Cmimet standard dhe kalkulatori →

Kur ju duhet

Kur nuk mund të prisni një javë.

Afati standard, brenda javës, mjafton për pastrimin e zakonshëm. Express është për ditët kur keni një datë.

Mysafirë në fundjavë

Familja vjen të shtunën dhe tapeti i sallonit mban ende njollën e darkës së fundit. E marrim të enjten, e keni të shtunën.

Shtëpi e re, transferim

Tapetin e shtroni të pastër në shtëpinë e re, ose e lini të pastër në apartamentin që dorëzoni, pa e mbajtur një javë të mbështjellë në një cep.

Një njollë e freskët

Vera, kafeja ose një aksident i kafshës dalin më lehtë sa më shpejt të trajtohen. Një njollë që pret një javë ngulet më thellë në fije.

Para festave

Para Vitit të Ri, Pashkëve ose Bajramit gjithë qyteti kërkon tapetin në të njëjtën javë. Shkruani sa më herët, që ta zini ditën.

E njëjta larje

Express nuk do të thotë larje e nxituar.

Nuk shkurtojmë asnjë hap dhe nuk e thajmë tapetin me nxehtësi të fortë. Ndryshon vetëm radha: tapeti juaj kalon i pari te larja dhe te tharja, dhe furgoni vjen posaçërisht për të.

  • Rrahje e plotë e pluhurit para larjes
  • Larje me shkumë dhe shpëlarje derisa uji të dalë i kthjellët
  • Tharje 24–36 orë në ambient të ajrosur, jo në diell
  • Kontroll i lagështisë para paketimit
  • Krehje e fijeve dhe paketim i mbrojtur
Larja e tapetit në punishte

Ku e bëjmë

Express në Tirane, Kamez dhe Kashar.

Për porositë express furgoni del çdo ditë pune në këto tri zona. Në Durres, në bregdet dhe në zonat e tjera tapeti kthehet sipas itinerarit të zonës, brenda javës.

Të gjitha zonat dhe ditët e marrjes →

Pyetje për express

Para se ta porosisni.

Nëse pyetja juaj nuk është këtu, na shkruani. Përgjigjemi me cmim dhe ditë konkrete.

Ju duhet këtë javë?

Dërgoni një foto dhe adresën. Ju themi menjëherë kur e marrim dhe kur jua sjellim.

Sa kushton larja express e tapetit?

Sa cmimi standard i llojit të tapetit, plus shtesën express për m². Tabela më lart tregon cmimin express të çdo lloji. Marrja dhe dorëzimi janë falas dhe paguani në dorëzim.

Si numërohen 2 ditët?

Nga dita kur e marrim tapetin, nga e hëna në të shtunë. Nëse e marrim të hënën, e keni të mërkurën. E diela nuk llogaritet: një tapet i marrë të premten kthehet të hënën.

Po nëse dita që dua është e zënë?

Jua themi në WhatsApp para se ta marrim tapetin dhe ju propozojmë ditën e parë të lirë. Afati i 2 ditëve nis kur tapeti është te ne, prandaj atë që premtojmë e mbajmë.

A vlejnë zbritjet për disa tapete?

Jo. Zbritjet për porosi me disa tapete vlejnë për afatin standard. Me express cmimi për m² është i njëjtë, sado tapete të keni.

A bëni express edhe në Durres?

Jo, express e bëjmë vetëm në Tirane, Kamez dhe Kashar. Në Durres, Plazh dhe Golem tapeti kthehet sipas itinerarit të zonës, brenda javës.

A lahet tapeti njësoj si me afatin standard?

Po. Sherbimi ekspres nuk e shkurton larjen: tapeti kalon të njëjtat hapa, nga rrahja e pluhurit te tharja e kontrolluar. Ndryshon vetëm radha, i juaji hyn i pari.

A bëni express për tapete leshi ose shumë të trasha?

Po, me cmimin e llojit plus shtesën express. Për tapetet shumë të trasha shohim foton para marrjes dhe jua konfirmojmë afatin që në fillim.

Po divanet dhe dysheket?

Ato nuk kanë nevojë për express: divanet dhe dysheket i lajmë në shtëpinë tuaj dhe janë gati brenda ditës.

Ju duhet tapeti brenda 2 ditësh?

Një foto dhe adresa mjaftojnë. Ju konfirmojmë cmimin, ditën e marrjes dhe ditën e dorëzimit.

+355698820974
Telefononi WhatsApp