Si e lajmë tapetin tuaj: nuk keni pse ta transportoni, ne kujdesemi për gjithçka.
Nga mesazhi i parë deri te tapeti i paketuar në derën tuaj: gjashtë hapa, afate të dhëna qartë dhe një tharje që nuk e nxitojmë kurrë.

Hapat
Gjashtë hapa, nga dera juaj te dera juaj.
Kërkesa dhe oferta
5 minutaNa dërgoni një foto të tapetit dhe përmasat e përafërta në WhatsApp, ose plotësoni formularin. Ju kthejmë cmimin konkret, jo një interval.
Data e marrjes
Brenda ditësNë Tirane marrim gjatë gjithë javës. Për Durres, Plazh, Golem dhe Shijak marrja bëhet sipas itinerarit. Ju konfirmojmë ditën dhe një interval orar.
Marrja në derë
FalasVijmë ne, pavarësisht katit dhe ashensorit. E matim tapetin bashkë me ju, e etiketojmë me emrin tuaj dhe ju dërgojmë konfirmimin me përmasat dhe cmimin.
Trajtimi i njollave dhe larja
Dita 1Fillimisht rrahja dhe heqja e pluhurit të thatë. Pastaj trajtimi i njollave një nga një dhe larja me shkumë, me shpëlarje derisa uji të dalë i pastër.
Tharja e kontrolluar
24–36 orëI shtrirë ose i varur plotësisht, në ambient të ajrosur, larg diellit të drejtpërdrejtë. Lagështia kontrollohet para se tapeti të prekët më.
Paketimi dhe dorëzimi
Brenda javësKrehje e fijeve, mbështjellje dhe mbrojtje me celofan. E sjellim në derën tuaj dhe e shtrojmë nëse doni. Paguani në dorëzim.
Afatet
Sa zgjat, në të vërtetë.
Afatin e themi që në mesazhin e parë dhe e mbajmë. Nëse sezoni e zgjat me një ditë, e dini përpara se ta marrim tapetin, jo ditën që prisni ta merrni.
Standard
Brenda javës
Zakonisht 3–5 ditë nga marrja. Tapetet e leshit dhe ato shumë të trasha mund të kërkojnë një ditë më shumë tharje. Ju njoftojmë që në fillim.
Express
2 ditë
Kur keni mysafirë, një transferim ose një datë. Në Tirane, Kamez dhe Kashar tapeti kthehet brenda 2 ditësh nga marrja, me një shtesë për m². Ditën jua konfirmojmë para marrjes.
Larje tapetesh express →Tharja
Hapi që nuk e nxitojmë kurrë.
Shumica e dëmeve te tapetet nuk vijnë nga larja, por nga tharja e keqe: erë myku, ngjyra të zbehura, fije të ngurtësuara, buzë të valëzuara. Prandaj tharja te ne është proces më vete, me kohën e vet.

Ajrosje e kontrolluar, jo nxehtësi
Qarkullim i vazhdueshëm ajri në vend të nxehtësisë së fortë. Nxehtësia e tkurr leshin dhe e bën tapetin të valëzohet në buzë.
Asnjëherë në diell të drejtpërdrejtë
Dielli i zbeh ngjyrat brenda pak orësh, veçanërisht te tapetet persiane dhe ato me bojëra natyrale. Ne thajmë në hije.
Kontroll lagështie para paketimit
Tapeti nuk paketohet derisa të jetë i thatë deri në bazë. Një tapet i mbështjellë gjysmë i lagur kthehet me erë myku brenda dy ditësh.
Pa mbetje detergjenti
Shpëlarja vazhdon derisa uji të dalë i kthjellët. Mbetjet e sapunit e bëjnë tapetin të ngjitet me pluhurin sërish brenda javësh.
Paketimi dhe dorëzimi
Kthehet i mbështjellë, i thatë dhe pa erë.
Krehje e fijeve
Pas tharjes fijet krehen në një drejtim, që tapeti të duket i sapoblerë, sidomos te shaggy dhe pushi i gjatë.
Mbështjellje e mbrojtur
Rrotullohet mbi bërthamë dhe mbështillet me celofan, që të mos marrë pluhur ose lagështi gjatë transportit.
Dorëzim në të njëjtën adresë
E sjellim ku e morëm, në orarin që ju leverdis. Nëse doni, e shtrojmë bashkë me ju para se të largohemi.
Etiketa me emrin tuaj
Çdo tapet ka etiketën e vet nga momenti i marrjes deri në dorëzim. Asnjë ngatërresë, edhe kur marrim dhjetëra në ditë.
Përgatitja
Çfarë duhet të bëni ju.
Pothuajse asgjë. Tre gjëra të vogla e bëjnë marrjen më të shpejtë dhe rezultatin më të mirë.
Lironi tapetin nga mobiljet
Mjafton të hiqni sendet e rënda sipër. Nëse nuk mundeni, na thoni dhe e ndihmojmë vetë në marrje.
Na tregoni njollat problematike
Një foto nga afer e njollës dhe, nëse e dini, çfarë e ka shkaktuar. Kjo përcakton trajtimin dhe na kursen kohë.
Thoni nëse tapeti është i vjetër ose i brishtë
Tapetet e punuara me dorë, ato antike ose me thekë të dëmtuar kërkojnë trajtim tjetër. Më mirë ta dimë përpara se ta fillojmë.
Pyetje të shpeshta
Çfarë pyesin klientët.
Përgjigjet e shkurtra për gjërat që na pyesin më shpesh para porosisë.
Nuk e gjetët përgjigjen?
Na shkruani në WhatsApp me një foto të tapetit. Ju përgjigjemi brenda disa minutash.
Sa zgjat larja?
Tapeti kthehet brenda javës nga dita e marrjes, zakonisht 3–5 ditë. Në sezon të ngarkuar ju njoftojmë që në fillim nëse duhet një ditë më shumë.
A mund ta ktheni tapetin më shpejt se brenda javës?
Po, me sherbimin express: në Tirane, Kamez dhe Kashar tapeti kthehet brenda 2 ditësh nga marrja, me cmimin e llojit plus një shtesë për m². Ditën jua konfirmojmë në WhatsApp para se ta marrim.
Si thahet tapeti?
Në ambient të ajrosur dhe të kontrolluar, i shtrirë ose i varur plotësisht, jo në diell të drejtpërdrejtë. Lagështia kontrollohet para paketimit.
A kthehet tapeti me erë?
Jo. Shpëlarja vazhdon derisa uji të dalë i pastër dhe tapeti paketohet vetëm kur është i thatë deri në bazë. Era e myshkut vjen pikërisht nga paketimi i parakohshëm.
A e shtroni ju tapetin në kthim?
Po, nëse na e kërkoni në momentin e dorëzimit. Nuk ka kosto shtesë.
A është transporti falas?
Po, në Tirane dhe Durres, pa minimum porosie. Për Durresin marrja bëhet sipas itinerarit dhe data konfirmohet në WhatsApp.
A i hiqni njollat?
Njollat e zakonshme (pije, ushqim, baltë, kafshë shtëpiake) trajtohen dhe përfshihen në cmim. Njollat e vjetra ose kimike i vlerësojmë para larjes dhe ju themi sinqerisht çfarë pritet.