Sherbimet tona: tapete, divane, dysheke, jorgane dhe perde.

Tapetet, jorganet dhe perdet i marrim në derë dhe i lajmë në punishte. Divanet dhe dysheket i lajmë në shtëpinë tuaj, me makinerinë tonë. Në Tirane dhe Durres, me transport falas dhe me cmim të thënë para se të fillojmë.

Çfarë lajmë

Çdo sherbim, me cmimin nga i cili nis.

Express

Ju duhet tapeti brenda 2 ditësh?

Në Tirane, Kamez dhe Kashar tapeti kthehet i larë dhe i tharë brenda 2 ditësh nga marrja, nga 250 lekë/m²: cmimi i zakonshëm plus 50 lekë/m².

Larje tapetesh express

Tapetet

Çdo lloj tapeti, me trajtimin dhe cmimin që i takon.

Cmimi është për m² dhe përfshin marrjen, larjen, tharjen dhe dorëzimin. Për disa tapete bashkë ka zbritje.

Tapet shtëpie sintetik në dhomë ndenjeje

Tapete shtëpie (sintetike)

Tapetet që shkelen çdo ditë mbledhin pluhur, yndyrë këmbësh dhe njolla të vogla. I lajmë me shkumë, i shpëlajmë derisa uji të dalë i pastër dhe i thajmë shpejt.

200 lekë/m²

Tapet klasik pas larjes

Tapete klasike me push

Modelet klasike me push të mesëm kërkojnë rrahje të plotë të pluhurit para larjes. Pas tharjes i krehim fijet, që modeli dhe ngjyrat të duken si në ditën e parë.

250 lekë/m²

Tapet leshi i punuar me dorë

Tapete leshi / persiane

Leshi dhe mëndafshi nuk durojnë nxehtësinë dhe detergjentët e fortë. Përdorim detergjent me pH neutral, i thajmë ngadalë në hije dhe i mbrojmë thekët gjatë gjithë procesit.

350 lekë/m²

Tapet shaggy me fije të gjata

Tapete shaggy

Fijet e gjata e mbajnë pluhurin thellë, pranë bazës. Larja depërton deri në bazë dhe pas tharjes i krehim fijet, që të rikthehen të buta.

300 lekë/m²

Sixhade korridori

Sixhade & rrugica

Sixhadet e korridorit, të hyrjes dhe të shkallëve kanë trafikun më të lartë në shtëpi. Heqim baltën, shenjat e hapave dhe njollat e hyrjes.

250 lekë/m²

Tapet zyre në ambient biznesi

Tapete zyrash, mbi 20 m²

I marrim jashtë orarit të punës, që puna të mos ndalet, dhe lëshojmë faturë me NIPT. Për porosi të rregullta cmimi bie sipas volumit.

180 lekë/m²

Tabela e plotë e cmimeve →

Si punojmë

Në punishte ose në shtëpinë tuaj.

Atë që lëviz e marrim ne; atë që nuk lëviz e lajmë në vend. Në të dyja rastet ju themi cmimin dhe datën që në mesazhin e parë.

Në punishte

Brenda javës

Tapetet, jorganet, batanijet dhe perdet. I marrim në derë falas, i lajmë me makineri, i thajmë 24–36 orë në ambient të ajrosur dhe i sjellim të paketuara.

Procesi në detaje →

Në shtëpinë tuaj

Brenda ditës

Divanet, kolltukët, karriget e veshura dhe dysheket. Vijmë me makinerinë e ekstraktimit; ju duhet vetëm një prizë. Pas 4–6 orësh i përdorni sërish.

Larja e divanit →

Ku punojmë

Tirane, Durres dhe zonat përreth.

Marrja dhe dorëzimi janë falas në të gjitha zonat, pa minimum porosie.

Të gjitha zonat dhe ditët e marrjes →

Pyetje të shpeshta

Çfarë pyesin klientët.

Përgjigjet e shkurtra për gjërat që na pyesin më shpesh para porosisë.

Nuk e gjetët përgjigjen?

Na shkruani në WhatsApp me një foto. Ju përgjigjemi brenda disa minutash.

Çfarë lani përveç tapeteve?

Divane, kolltukë, karrige të veshura, koka krevati, dysheke, jorgane, batanije, jastëkë dhe perde. Cmimi i secilit është në faqen e sherbimit.

Cilat lahen në shtëpi dhe cilat në punishte?

Divanet dhe dysheket i lajmë në shtëpinë tuaj, me ekstraktim. Tapetet, jorganet, batanijet dhe perdet i marrim në punishte, ku lahen dhe thahen siç duhet.

A mund t'i porosis disa sherbime bashkë?

Po. Jorganet dhe perdet i marrim bashkë me tapetin, në të njëjtën dalje. Nëse doni edhe larjen e divanit, e caktojmë në një ditë që ju përshtatet.

A është transporti falas?

Po, në Tirane dhe Durres, pa minimum porosie. Për Durresin marrja bëhet sipas itinerarit dhe data konfirmohet në WhatsApp.

A lëshoni faturë për biznese?

Po. Për zyra, hotele dhe njësi Airbnb lëshojmë faturë tatimore me NIPT, edhe mujore kur ka kontratë.

Na tregoni çfarë doni të lani.

Një foto dhe qyteti mjaftojnë. Ju kthejmë cmimin, afatin dhe datën.

+355698820974
Telefononi WhatsApp