Kushtet e sherbimit
Kushtet e mëposhtme zbatohen për çdo porosi larje tapetesh, divanesh dhe tekstilesh të tjera që merrni nga ne.
Oferta dhe cmimi
Cmimi llogaritet për metër katror sipas llojit të tapetit, siç publikohet në faqen e cmimeve. Oferta e dhënë në WhatsApp bazohet në përmasat që na jepni ju; sipërfaqja matet bashkë me ju në momentin e marrjes dhe cmimi final del nga ajo matje. Tapetet nën 2 m² faturohen si 2 m².
Marrja dhe dorëzimi
Marrja dhe dorëzimi janë falas në zonat e listuara në faqen e zonave, sipas itinerarit dhe ditëve të publikuara. Ditët janë orientuese dhe konfirmohen në WhatsApp para çdo daljeje. Çdo tapet etiketohet në marrje dhe dorëzohet në të njëjtën adresë ose te një person që caktoni ju.
Afatet
Afati standard është brenda javës nga marrja, zakonisht 3–5 ditë. Me sherbimin express, në Tirane, Kamez dhe Kashar, tapeti kthehet brenda 2 ditësh nga marrja (e diela nuk llogaritet), me cmimin express të faqes /express dhe pa zbritjet për disa tapete; dita e marrjes konfirmohet paraprakisht. Në sezon të ngarkuar ju njoftojmë para marrjes nëse afati standard zgjatet.
Tapetet e vjetra, të brishta ose të dëmtuara
Tapetet e punuara me dorë, antike, me thekë ose buzë të dëmtuara dhe ato me ngjyra jo të qëndrueshme lahen me kujdes të veçantë dhe pas një vlerësimi në marrje. Nëse ekziston rrezik për dëmtim, ju njoftojmë para larjes. Dëmtimet që rrjedhin nga gjendja e mëparshme e tapetit (fije të kalbura, ngjyra që rrjedhin, thekë të prishur) nuk përbëjnë përgjegjësi tonën.
Njollat
Njollat e zakonshme trajtohen dhe përfshihen në cmim. Njollat e vjetra ose kimike (bojë, ngjyrë flokësh, zbardhues) mund të mos hiqen plotësisht; ju e themi këtë para se ta marrim tapetin.
Pagesa
Pagesa bëhet në dorëzim, cash ose me kartë, ose me transfertë bankare sipas marrëveshjes. Për bizneset lëshohet faturë tatimore me NIPT dhe pagesa bëhet sipas kontratës.
Ankesat
Nëse nuk jeni të kënaqur me rezultatin, na njoftoni brenda 48 orësh nga dorëzimi. E rilajmë tapetin pa kosto shtesë ose gjejmë një zgjidhje tjetër të arsyeshme.
Përditësuar më 27 shtator 2026.