Myku dhe lagështia në shtëpi: çfarë u bëjnë tapetit, divanit dhe dyshekut

Në dimër dritaret rrinë mbyllur, rrobat thahen brenda dhe lagështia nuk ka nga të dalë. Myku nuk shfaqet vetëm te muret: tapeti, divani dhe dysheku e thithin lagështinë të parët dhe e mbajnë më gjatë se çdo gjë tjetër në shtëpi. Ja pse ndodh, si ta kuptoni herët ne kohë.

Tapete të varura për tharje në punishte
Në këtë artikull
  1. Pse krijohet myku në shtëpi në dimër
  2. Sa duhet të jetë lagështia në shtëpi
  3. Çfarë u bën lagështia tapetit, divanit dhe dyshekut
  4. Shenjat e para: shikoni anën e poshtme
  5. Si ta mbani lagështinë nën kontroll
  6. Pse nuk ia vlen ta lani tapetin vetë në dimër
  7. Kur myku vjen nga muret

Pse krijohet myku në shtëpi në dimër

Myku ka nevojë për tri gjëra: lagështi, ajër të ndenjur dhe një sipërfaqe që mban ujë. Në dimër shtëpia i ka të treja. Dritaret rrinë mbyllur që të mos ikë ngrohtësia, ndërsa avulli prodhohet çdo ditë: nga gatimi, dushi, frymëmarrja dhe mbi të gjitha nga rrobat që thahen brenda. Rrobat e një lavatriçeje, të varura në dhomë, lëshojnë në ajër rreth dy litra ujë.

Avulli shkon te pika më e ftohtë e shtëpisë dhe aty kthehet në ujë: te xhamat, te qoshet e mureve të jashtme, pas dollapëve dhe divaneve të mbështetur pas murit, te dyshemeja e katit përdhes. Kur ngrohet vetëm një dhomë dhe dyert e të tjerave rrinë mbyllur, dhomat e ftohta mbledhin lagështinë e gjithë shtëpisë. Ngrohëset me gaz pa oxhak e shtojnë problemin, sepse djegia e gazit prodhon vetë avull uji.

Në Durres, Plazh dhe Golem ajri jashtë është i lagësht pothuajse gjatë gjithë dimrit, prandaj vetëm ajrimi nuk mjafton gjithmonë. Rasti më i rëndë janë apartamentet që rrinë mbyllur nga tetori deri në maj: pa ngrohje dhe pa ajrim, tapeti dhe dysheku thithin lagështi me muaj të tërë.

Sa duhet të jetë lagështia në shtëpi

Lagështia e ajrit në shtëpi duhet të jetë midis 40 dhe 60%. Kur kalon 60% për disa ditë rresht, rrjetat e merimangave dhe pluhuri i mbulojnë, myku gjen kushtet që i duhen. Nën 30% ajri bëhet aq i thatë sa ju irriton hundën dhe fytin.

Nuk keni pse ta hamendësoni: Nëse në mëngjes xhamat janë të lagur nga brenda, kjo është shenja e parë që shtëpia mban më shumë lagështi nga ç'duhet.

Çfarë u bën lagështia tapetit, divanit dhe dyshekut

  • Tapeti e thith lagështinë nga poshtë, prej dyshemesë së ftohtë, ku ju nuk mund ta shikoni. Materiali prej leshi, thith shumë ujë pa u ndjerë. Ndersa materiali prej pambuku është vendstrehim i mykut. Para se të shfaqen njollat, shenja e parë është era.
  • Divani i mbështetur pas murit merr lagështi nga mbrapa, aty ku ajri nuk qarkullon. Sfungjeri e mban lagështinë me ditë të tëra dhe pëlhura merr një erë që nuk ikën vetëm me ajrosje.
  • Dysheku përthith çdo natë djersën e trupit dhe në një dhomë të ftohtë pa ajrosje, nuk ka si ti iki apo thahet. Kur rri drejtpërdrejt mbi dysheme ose mbi baza të sheshta pa vrima ajrimi, myku fillon nga ana e poshtme, aty ku është më e vështirë të shikohet.
  • Merimangat dhe pluhuri duan të njëjtat kushte: ngrohtësi dhe lagështi mbi 60%. Prandaj teshtimat dhe alergjitë e dimrit shpesh fillojnë nga dhoma e gjumit.

Lagështia dhe myku në shtëpi lidhen me kollën, alergjitë dhe astmën, sidomos te fëmijët dhe te të moshuarit. Një tapet i lagësht nuk është vetëm problem i tapetit.

Shenjat e para: shikoni anën e poshtme

  • Erë myku kur hyni në dhomë pas disa orësh mungese. Ikën sa hapni dritaren dhe kthehet të nesërmen.
  • Pika të bardha, gri ose të zeza në anën e poshtme të tapetit ose në dyshemenë poshtë tij. Ngrini një cep një herë në javë, sidomos në katet përdhese dhe në dhomat që nuk ngrohen.
  • Njolla kafe ose të verdha që dalin vetë, pa derdhur asgjë. Lagështia e bazës ngjitet nëpër fije dhe lë njolla kur thahet.
  • Tapet që kërcet kur e përkulni, ose baza që shkërmoqet në prekje. Këto janë shenja kalbëzimi nga lagështie të vjetër.
  • Njolla në dyshek në anën që prek bazën ose murin, dhe divan me erë që nuk ikën as pas ajrimit.

Nëse keni vetëm erën, zakonisht jeni në kohë: një larje me tharje të plotë e heq. Nëse baza kërcet ose shkërmoqet, ajo pjesë e tapetit nuk shpëtohet më me larje.

Si ta mbani lagështinë nën kontroll

  • Ajrosni: dritare të hapura deri në fund për 5–10 minuta, dy-tri herë në ditë. Kështu ajri pastrohet më mirë se me një dritare gjysmë të hapur gjithë ditën, dhe muret nuk ftohen.
  • Thajini rrobat në ballkon kur nuk bie shi, ose në një dhomë me derën mbyllur dhe dritaren hapur. Jo në dhomën e ndenjes, as në dhomën e gjumit.
  • Kur gatuani dhe pas dushit, mbyllni derën e kuzhinës ose të banjës dhe ndizni aspiratorin, ose hapni dritaren.
  • Lini 5–10 centimetra hapësirë midis murit të jashtëm dhe divanit, dollapit ose shtratit.
  • Mos e shtroni tapetin mbi pllakat e sapo-lara. Prisni derisa dyshemeja të jetë krejt e thatë, sepse lagështia e mbledhur poshtë tapetit nuk ka nga të dalë.
  • Në dhomat e ftohta dhe në apartamentet pranë detit, një aparat kundër lagështisë (dehumidifikues) e mban lagështinë nën 60% edhe kur ajrosja nuk mjafton.
  • Ngrijeni dhe ajroseni dyshekun një herë në javë, dhe mos e mbani drejtpërdrejt mbi dysheme.
  • Kur e mbyllni apartamentin në dimër, mos i lini tapetet të shtruara. Lajini, thajini plotësisht dhe ruajini të mbështjella në vend të thatë, jo në qese të mbyllur.

Pse nuk ia vlen ta lani tapetin vetë në dimër

Në verë një tapet i larë në ballkon thahet brenda ditës. Në dimër, me 10 gradë jashtë dhe ajër të lagësht, sipërfaqja mund të duket e thatë pas dy-tri ditësh, ndërsa baza është ende e lagur. Kur e shtroni ashtu, i keni dhënë mykut pikërisht atë që kërkon: lagështi të mbyllur nën fije, mbi një dysheme të ftohtë.

Rregulli që përdorin specialistët nga uji është i thjeshtë: çdo gjë e lagur që nuk thahet brenda 24–48 orëve rrezikon të zërë myk. Një tapet i trashë në një apartament në dimër, shumë vështirë e arrin këtë afat.

Te ne tapeti kalon nga rrahja e pluhurit te larja me shkumë dhe shpëlarja derisa uji të dalë i pastër, pastaj thahet 24–36 orë në ambient të ajrosur, jo në diell. Lagështinë e kontrollojmë para paketimit, që tapeti të vijë gati për t'u shtruar. Hapat e plotë janë te si funksionon larja, cmimet për m² te tabela e cmimeve.

Dysheket dhe divanet nuk kanë nevojë të dalin nga shtëpia: i lajmë në vend me ekstraktim dhe thahen brenda 4–8 orëve me dritare hapur. Shihni larjen e dyshekeve dhe larjen e divaneve.

Kur myku vjen nga muret

Nëse myku është në mure ose në tavan, ose kthehet çdo dimër në të njëjtin vend, problemi është te shtëpia: izolimi, një tub që rrjedh, lagështia që ngjitet nga themelet. Tapetin mund ta lani, por pa rregulluar burimin, era kthehet brenda pak javësh.

Rregulloni së pari burimin, me një usta ose me administratorin e pallatit, dhe larjen e tapetit bëjeni pas, që të mos e paguani dy herë.

Pyetje të shpeshta

Shkurt, për këtë temë.

Përgjigjet e shkurtra për pyetjet që marrim më shpesh për këtë temë.

Keni një pyetje tjetër?

Na shkruani në WhatsApp me një foto të tapetit. Ju përgjigjemi brenda disa minutash.

A largohet era e mykut nga tapeti me larje?

Zakonisht po, nëse baza nuk ka filluar të kalbet. Era vjen nga lagështia e mbyllur në bazë, dhe larja me tharje të plotë e heq. Nëse kthehet pas disa javësh, burimi është lagështia e dhomës, jo tapeti.

Sa duhet të jetë lagështia në shtëpi në dimër?

Midis 40 dhe 60 për qind. Matet me një higrometër dixhital, të vendosur në dhomën më të ftohtë të shtëpisë.

Sa shpejt zë myk një tapet i lagur?

Nëse nuk thahet plotësisht brenda 24–48 orëve, myku mund të fillojë në bazë. Prandaj një tapet i lagur nga uji, ose i larë në shtëpi në dimër, nuk shtrohet derisa të jetë i thatë deri në bazë.

A mund ta laj vetë tapetin në dimër?

Sixhadet e vogla sintetike që hyjnë në lavatriçe, po. Tapetet e mëdha dhe ato të leshit jo: në një apartament në dimër nuk thahen deri në bazë para se të zënë erë.

Lexoni edhe

Këshilla të tjera

← Të gjitha këshillat

Nga leximi te tapeti i pastër.

Një foto e tapetit dhe zona mjaftojnë. Ju kthejmë cmimin, ditën e marrjes dhe afatin.

+355698820974
Telefononi WhatsApp