Pastrimi i shtëpisë para festave: radha e punëve dhe afatet e porosisë

Për festat e fundvitit shumica e familjeve pastrojnë dy javë para. Puna nuk është e pamundur, por radha ka rëndësi: tapetet, perdet dhe jorganet duan ditë, ndërsa dyshemetë dhe xhamat duan orë. Nisni punët që marrin më shumë kohë, që mos ta bëni të njëjtën punë dy herë. Mbi një dysheme të pastër duhet të vendoset një tapet i pastër dhe pa njolla.

Tapet i larë dhe i thatë, gati për dorëzim
Në këtë artikull
  1. Pse radha ka rëndësi
  2. Tre javë para festës: gjërat që dalin nga shtëpia
  3. Kur ta porosisni larjen e tapetit, sipas zonës
  4. Nëse e keni lënë për javën e fundit
  5. Java e festës: radha e pastrimit në shtëpi
  6. Dita kur kthehet tapeti

Pse radha ka rëndësi

Shumica e punëve të pastrimit mbarojnë brenda ditës: xhamat, kuzhina, banjat, dyshemetë. Tekstilet e mëdha janë ndryshe. Tapeti, perdet, jorganet dhe batanijet dalin nga shtëpia, lahen, thahen dhe kthehen pas disa ditësh. Divani dhe dysheku lahen në vend, por duan disa orë që të thahen.

Kur radha është e gabuar, puna bëhet dy herë. Kur lani dyshemenë dhe pastaj ngrini tapetin për ta dërguar në larje: pluhuri pastaj bie mbi dyshemenë e larë. Kur lani xhamat dhe pastaj hiqni perdet: pluhuri i tyre bie mbi pragjet që sapo keni fshirë. Rregulli është i thjeshtë: nisni me atë që zgjat më shumë dhe mbaroni me dyshemenë.

Tre javë para festës: gjërat që dalin nga shtëpia

Këto punë nuk varen vetëm nga ju, por edhe nga dita kur kalon furgoni në zonën tuaj. Prandaj nisen të parat.

  • Tapetet dalin të parët. Ndërsa janë në larje, dyshemeja poshtë tyre është e lirë: e lani një herë, me qetësi, dhe nuk i lëvizni mobiljet dy herë.
  • Perdet dërgohen për larje bashkë me tapetin. Lani xhamat, kornizat dhe orenditë e tjera të shtëpisë.
  • Jorganet dhe batanijet e dhomës së mysafirëve, që kanë ndenjur në dollap që nga pranvera, marrin erë ngaqë kanë qëndruar mbyllur për një kohë të gjatë. I marrim në të njëjtën kohë me tapetat dhe kthehen të pastruar dhe të paketuar në qese. Lexo për më shumë te larja e jorganeve dhe e perdeve.
  • Divani dhe dysheku direkt nga shtëpia: i lajmë në vend dhe thahen brenda 4–8 orëve. Na thoni disa ditë para ardhjes së mysafirëve ose festave, që të vijme ti pastrojmë.

Të gjitha mund të bëhen në të njëjtën vizitë: tapeti dhe perdet shkojnë në punishte, divani dhe dysheku lahen atë ditë në shtëpi, dhe ju dërgojmë një ofertë të vetme.

Kur ta porosisni larjen e tapetit, sipas zonës

Tapeti kthehet brenda javës, zakonisht 3–5 ditë pas marrjes. Tapetet e leshit dhe ato shumë të trasha mund të duan një ditë më shumë tharje, sepse nuk paketohen pa u tharë deri në bazë. Por afati nis nga dita kur kalon furgoni në zonën tuaj, jo nga dita kur na shkruani, dhe kthimi bëhet përsëri në një ditë itinerari. Prandaj afati i sigurt ndryshon nga zona në zonë:

ZonaDitët e marrjesNa shkruani të paktën
Tirane, qendërÇdo ditë puneNjë javë para festës
Tirane, perëndim: Astiri, Kombinati, YzberishtE hënë dhe e enjte10 ditë para
Tirane, lindje dhe veri: Fresku, Linza, SaukE martë dhe e premte10 ditë para
Durres, Plazh, GolemE martë dhe e shtunë10 ditë para
Kamez, Kashar, VoreE mërkurëDy javë para
Shijak, SukthE shtunëDy javë para

Lagjet e çdo zone dhe ditët e marrjes janë te faqja e zonave. Për Tiranen dhe Durresin ka edhe faqe më vete, me afatet e tyre.

Afatet në tabelë janë orientuese, jo premtime: data e saktë varet nga dita e javës kur porosisni dhe nga sa porosi ka ajo javë. Na shkruani në WhatsApp me një foto të tapetit dhe jua konfirmojmë datën e marrjes dhe të kthimit para se ta marrim.

Nëse e keni lënë për javën e fundit

Kemi edhe sherbim ekspres, me kthim brenda 24–48 orëve. E konfirmojmë vetëm kur ka vend në planifikimin e ditës. Para festave shumica e familjeve mendojnë për larjen e tapetave në të njëjtën kohë. Na kontaktoni për disponueshmëri: pyesni në WhatsApp për ditën konkrete dhe do t'ju përgjigjemi nëse e marrim përispër apo jo.

Divani dhe dysheku kërkojnë më pak kohë, sepse lahen në shtëpi dhe thahen brenda ditës.

Java e festës: radha e pastrimit në shtëpi

Kur tekstilet janë në larje, pjesa tjetër e shtëpisë pastrohet nga lart poshtë, sepse pluhuri bie gjithmonë:

  • Llambat, raftet e larta, majat e dollapëve dhe kornizat e dyerve.
  • Xhamat dhe pragjet, persa kohë perdet janë ende në larje.
  • Kuzhina: furra, aspiratori dhe frigoriferi. Hidhni ushqimet e skaduara.
  • Banjo. Pas pastrimit lini dritaren hapur, që lagështia të dalë.
  • Dhoma e mysafirëve: çarçafë të pastër, jorganet e larë, jastëkë të ajrosur.
  • Dyshemetë në fund, dhomat e tjera me radhë.
  • Tapeti shtrohet vetëm kur dyshemeja është krejt e thatë. Lagështia e mbyllur poshtë tij është fillimi i mykut, sidomos në dimër.
  • Perdet varen të fundit, kur pluhuri ka rënë.

Dita kur kthehet tapeti

Tapeti vjen i thatë plotësisht, i krehur dhe i mbështjellë në qese. Hiqeni qesen/celofanin sa e shtroni: një tapet i thatë nuk ka pse të rrijë i mbyllur, dhe vijat e lehta nga mbështjellja zhduken vetë brenda 1-2 ditësh.

Nëse keni ndërmend të lëvizni mobiljet për festën, bëjeni para se ta shtroni tapetin, jo pas. Dhe vendosni një sixhade të vogël te hyrja: në ditët e festave hyjnë shumë këpucë, dhe balta e dimrit duhet të parandalohet aty, jo te tapeti i sallonit. Se si e lajmë tapetin, hap pas hapi, e gjeni te si funksionon.

Pyetje të shpeshta

Shkurt, për këtë temë.

Përgjigjet e shkurtra për pyetjet që marrim më shpesh për këtë temë.

Keni një pyetje tjetër?

Na shkruani në WhatsApp me një foto të tapetit. Ju përgjigjemi brenda disa minutash.

Sa ditë para festës duhet ta porosis larjen e tapetit?

Në qendër të Tiranes mjafton një javë. Në zonat ku kalojmë dy herë në javë, si Durres, Plazh ose Golem, rreth 10 ditë. Në Kamez, Kashar, Vore dhe Shijak, dy javë para. Data e saktë varet nga dita kur na shkruani, dhe ne jua konfirmojmë në WhatsApp para marrjes.

A mund ta merrni tapetin bashkë me perdet dhe jorganet në të njëjtën ditë?

Po. Merren në të njëjtën kohë dhe zakonisht kthehen bashkë, brenda javës. Nëse doni edhe divanin ose dyshekun, i lajmë po atë ditë në shtëpi. Ju japim një ofertë të vetme.

A ndryshon cmimi para festave?

Jo. Cmimi është i njëjtë si gjithë vitin, për metër katror sipas llojit të tapetit, me marrje dhe dorëzim falas. Nga tre tapete në të njëjtën porosi zbritja është 10%, nga pesë 15%. Për cmimin e saktë na pyesni dhe dërgoni një foto nëpërmjet WhatsApp-it.

A punoni ditët e festave?

Punojmë nga e hëna në të shtunën, 08:00–19:00. Për javët me festa zyrtare na shkruani në WhatsApp dhe ju themi ditët e marrjes dhe të dorëzimit për zonën tuaj.

Lexoni edhe

Këshilla të tjera

← Të gjitha këshillat

Nga leximi te tapeti i pastër.

Një foto e tapetit dhe zona mjaftojnë. Ju kthejmë cmimin, ditën e marrjes dhe afatin.

+355698820974
Telefononi WhatsApp