Sa shpesh duhet larë tapeti

Rregullat bazë për larjen e tapetit. Cilat dhoma për më vonë, në bazë të përdorimit dhe 5 shenjat që tregojnë se tapeti duhet larë patjetër.

Tapet shtëpie sintetik në dhomë ndenjeje
Në këtë artikull
  1. Rregulli bazë: një herë në vit
  2. Sipas dhomës dhe përdorimit
  3. Pesë shenjat që tapeti nuk pret dot
  4. Pranverë dhe vjeshtë: pse janë stinët më të mira
  5. Pse fshesa me korrent nuk mjafton
  6. A e dëmton tapetin larja e shpeshtë?
  7. Kur mund ti lajmë sa më rrallë tapetet

Rregulli bazë: një herë në vit

Për një tapet në një shtëpi të zakonshme, pa kafshë, pa fëmijë të vegjël dhe pa duhan, një larje profesionale në vit mjafton. Fshesa me korrent heq pluhurin sipërfaqësor çdo javë, por ajo që futet thellë në bazë (rëra, qelizat e lëkurës, mbetjet e ushqimit dhe papastërtitë) del vetëm me larje me ujë dhe shpëlarje.

Prodhuesit e tapeteve rekomandojnë zakonisht 12–18 muaj për tapetet e leshit dhe 12 muaj për ato sintetike. Në praktikën tonë në Tirane dhe Durres, ku pluhuri i ndërtimeve dhe lagështia e detit janë të përditshme, një herë në vit është minimumi i arsyeshëm.

Sipas dhomës dhe përdorimit

Ku ndodhet tapetiSa shpesh
Dhomë ndenjeje, familje pa fëmijë të vegjëlNjë herë në vit
Dhomë fëmijëshÇdo 6 muaj
Shtëpi me kafshë shtëpiakeÇdo 6 muaj
Korridor, hyrje, shkallë (sixhade)Çdo 6 muaj
Dhomë gjumiÇdo 12–18 muaj
Zyrë ose lokalÇdo 3–4 muaj
Apartament me qira sezonale (Plazh, Golem)Para dhe pas sezonit
Tapet persian ose leshi i vjetërÇdo 12–18 muaj, me kujdes

Sixhadet e korridorit dhe tapetet e hyrjes janë ato që shkelen më shumë: mbi to hyn balta e këpucëve dhe pluhuri i rrugës, prandaj lahen dy herë më shpesh se tapeti i dhomës së ndenjes. Për sixhadet shihni edhe cmimin për rrugicat e korridoreve.

Pesë shenjat që tapeti nuk pret dot

  • Erë e rëndë ose myk kur hyni në dhomë pas disa orësh. Zakonisht lagështi në bazë, sidomos afer detit dhe në kate përdhese.
  • Ngjyrë gri ose e zbehur në zonat ku shkelet me shpesh, ndërsa poshtë mobiljeve tapeti duket si i ri. Ky ndryshim është pluhur i futur thellë dhe jo konsum.
  • Teshtima në mëngjes ose sy të skuqur te fëmijët. Merimangat e pluhurit jetojnë në bazën e tapetit dhe shumohen në dhoma të ngrohta.
  • Njolla që kthehen pasi i keni pastruar vetë. Njolla ka mbetur në bazë dhe ngjitet sërish në sipërfaqe sa herë tapeti laget.
  • Fije të ngurtësuara ose të ngjitura që nuk hiqen me fshesë. Mbetje sapuni nga pastrimet me shampo shtëpiake ose pije të derdhura me sheqer.

Nëse keni dy nga këto, tapeti duhet larë tani dhe jo në pranverë.

Pranverë dhe vjeshtë: pse janë stinët më të mira

Në pranverë tapetet e dimrit hiqen dhe ruhen, dhe duhet të ruhen të larë, ndryshe era e mykut dhe molët i gjejnë në dollap. Në vjeshtë tapetet kthehen nëpër dhoma pas gjashtë muajsh ruajtjeje dhe duhet të jenë të freskët para se familja të kalojë sërish dimrin mbi to.

Për këtë arsye prilli–maji dhe shtatori–tetori janë muajt tanë më të ngarkuar. Nëse keni ditën tuaj të preferuar, shkruani një javë përpara, afati është zakonisht 3 ditë.

Pse fshesa me korrent nuk mjafton

Fshesa heq pjesën më të madhe të pluhurit të thatë nga sipërfaqja, por jo pjesët e papastërtisë ngjitëse nëpër fije: yndyrën e këmbëve, djersën, pikat e pijeve, mbetjet e ushqimit. Këto krijojnë një shtresë të hollë ngjitëse ku pluhuri mblidhet dyfish më shpejt. Prandaj një tapet i pastruar rregullisht vetëm me fshesë bëhet gri brenda dy vitesh.

Larja profesionale bën tre gjëra që fshesa nuk i bën: rreh pluhurin e thatë nga baza, lan fijet me shkumë dhe i shpëlan derisa uji të dalë i pastër. Procesin e plotë e përshkruajmë te si funksionon larja.

A e dëmton tapetin larja e shpeshtë?

Jo, nëse bëhet si duhet: me detergjent të përshtatshëm për materialin, shpëlarje të plotë dhe tharje në hije. Tapetet e hoteleve lahen çdo muaj për vite me radhë pa problem.

Ajo që dëmton është larja e keqe, sado e rrallë: shampo shtëpiake që mbetet në fije, makineri të ndryshme që lagin bazën pa e tharë dot, tharje në diell që zbeh ngjyrat, ose paketimi i tapetit gjysmë të lagur. Një larje e keqe bën më shumë dëm se sa pa e larë fare për tre vjet tapetin.

Kur mund ti lajmë sa më rrallë tapetet

  • Fshesë me korrent dy herë në javë, ngadalë, në dy drejtimet, jo një kalim i shpejtë.
  • Këpucët jashtë, ose të paktën një sixhade hyrjeje që lahet shpesh dhe mbron tapetin e dhomës.
  • Njollat e freskëta thithen menjëherë me pecetë të bardhë të thatë, pa fërkuar dhe pa ujë të nxehtë.
  • Rrotulloni tapetin një herë në vit, që zona ku shkelet më shpesh të mos jetë gjithmonë e njëjta.
  • Ajrosni dhomën çdo ditë: lagështia e ulët është armiku më i mirë i merimangave dhe i erës.
  • Mos e ruani kurrë tapetin të palarë ose të mbështjellë në plastikë të mbyllur.

Pyetje të shpeshta

Shkurt, për këtë temë.

Përgjigjet e shkurtra për pyetjet që marrim më shpesh për këtë temë.

Keni një pyetje tjetër?

Na shkruani në WhatsApp me një foto të tapetit. Ju përgjigjemi brenda disa minutash.

Sa shpesh duhet larë tapeti kur kam fëmijë të vegjël?

Çdo gjashtë muaj, dhe menjëherë sa herë ka njollë organike (qumësht, urinë, ushqim). Fëmijët luajnë me fytyrë mbi tapet, prandaj papastërtitë dhe mbetjet e ushqimit ndikojnë direkt te frymëmarrja e tyre.

A duhet larë tapeti i ri para se ta përdor?

Jo. Një tapet i ri ka nevojë vetëm për një fshesë të mirë për të hequr fijet e prodhimit. Larja e parë bëhet pas 12 muajsh përdorim.

Sa zgjat tharja dhe a mund ta shtroj menjëherë?

Te ne tapeti thahet 24–36 orë në ambient të ajrosur dhe kthehet plotësisht i thatë, gati për t'u shtruar menjëherë. Nëse e lani vetë, mos e shtroni derisa baza të jetë e thatë, ndryshe merr erë myku brenda dy ditësh.

Lexoni edhe

Këshilla të tjera

← Të gjitha këshillat

Nga leximi te tapeti i pastër.

Një foto e tapetit dhe zona mjaftojnë. Ju kthejmë cmimin, ditën e marrjes dhe afatin.

+355698820974
Telefononi WhatsApp